Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica i njohin e ua sjellë Shtëpia Botuese Dukagjini, përmes 26 lektyrave të veçanta për secilën klasë.
Përpos Pinokios hundëgjatë të cilin të gjithë e njohin dhe e dinë se çka portretizon, njohuritë nuk mungojnë as për personazhin shpata e së cilit solli në pah njohuritë për historinë.
çka është kjo figurë?
Nxënësi: Edhe për këtë personazh historikë nuk mungojnë informacionet, ato janë në lektyrën, “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun”, nga Naum Prifti.
“Jemi vërtetë shumë mirënjohës për organizmin tuaj, ka qenë një nxitje e re për të lexuar nxënësit edhe pse ata janë veçse lexues, por se botimet e reja gjithmonë rrisin kërshërinë e nxënësve dhe kuriozitetin për të lexuar. Bota e tyre pasurohet pikërisht përmes leximit të librave të rinj edhe botimeve që i kënaqin ata. Është një mungesë në shoqërinë tonë kjo pjesa e leximit, edhe besoj që nisma të tilla do të jenë në funksion të përmirësimit të kësaj gjendjeje”, ka thënë Mësimdhënsja.
Përpos njohurive që ndanë e përfituan nga diskutimi i frytshëm gati një gjysmë orësh, fëmijët pranuan edhe nga një dhuratë simbolike.
“Një pritje shumë e ngrohtë, fëmijë shumë të zgjuar që na bën pa fund pyetje, kurreshtja e tyre ishte shumë e madhe megjiathatë jam shumë e lumtur që po i njohin lektyrat, po i njohin personazhet e lektyrave, po dinë me u inkuadru në biesedë edhe po na japin shumë përgjigje të këndshme që mua po më bëjnë shumë të lumtur, ky është promovimi i disatë me radhë po megjithatë në secilin qytet po është një frymë ndryshe, po është një pritje ndryshe”, ka thënë Jeta Zymberi – Shtëpia Botuese Dukagjini.
Prezantimi dhe promovimi i 26 lektyrave shkollore nga autor vendor e të huaj, nga Shtëpia Botuese Dukagjini do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të vendit.
