Objekti në fshatin shqiptar që ‘zëvendëson’ komunën e Zubin Potokit

Më shumë se gjashtë muaj kanë kaluar prej kur serbët u tërhoqën masivisht nga institucionet. Përgjatë gjithë kësaj kohe, vështirësitë më të mëdha u janë shkaktuar qytetarëve. Mirëpo, në Zubin Potok është një situatë më ndryshe. Në fshatin e vetëm shqiptar të Zubin Potokut, Çabër, ekziston një zyrë, e cila po kryen shërbime si një mini-komunë

Duket si një objekt i zakonshëm.

Mirëpo, puna që bëhet këtu bën që tek qytetarët e Zubin Potokut të mos vërehet mungesa e komunarëve, shumica e të cilëve dhanë dorëheqje me 5 nëntor, si pjesë e dorëheqjeve masive të serbëve nga institucionet.

Izmir Zeqiri është një nga zyrtarët e Zyrës Komunale për Komunitete në fshatin Çabër.

Zyrtar për Kthim dhe Riatdhesim, Izmir Yeqiri ka theksuar se”Funksionon ofiqaria, lëshohen certifikatat e lindjes, të martesës dhe të gjitha certifikatat. Është edhe një zyre tjetër që është zyrja e socialit”

Përkundër që objekti ndodhet në një fshat shqiptar, shumica e qytetarëve që marrin shërbime këtu janë serbë.

“Kjo zyre ka funksionu si një mini-komunë për qytetarët, për të gjithë, pa dallim. Nuk ka dallime, kur them krejt qytetarët e komunës së Zubin Potokut, shumica janë serbë, 80 për qind janë serbë. 80 për qind të çertifikave dhe dokumentacioneve e nxjerrin në këtë zyre”, ka thënë Zeqiri.

E të kënaqur me shërbimet këtu, janë banorët e fshatit të vetëm shqiptar në Zubin Potok.

Haradin Veseli ,banor i Çabrës ka thënë se “Jemi të kënaqur me shërbimet që ofrohen këtu, me letërnjoftime, me çertifikata, me të gjitha i nxjerrim këtu”

Hakif Kamberi , banor i Çabrës ka thënë se ,“Në derë të shtëpisë. Të gjitha dokumentet i marrim këtu”.

Dorëheqja e serbëve nga komuna e Zubin Potokut, Zeqiri tregon se ka shkaktuar disa vështirësi, ani se kjo zyrë ka funksionuar edhe më parë në këtë lokacion të njëjtë.

 

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika