OBSH thotë se financimi për shëndetësinë do të bjerë deri në 40% në vitin 2025

Shërbimet thelbësore shëndetësore në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përballen me ndërprerje serioze, pasi ndihma ndërkombëtare për shëndetësinë pritet të bjerë me 30% deri në 40% gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2023, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në udhëzimet e reja të publikuara për të ndihmuar qeveritë të përballen me krizën, OBSH thekson se shkurtimet e papritura të fondeve kanë reduktuar ndjeshëm aksesin në kujdesin për nënat, vaksinime, mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe përgatitjen për emergjenca, duke arritur deri në 70% në disa vende.

Të dhënat e mbledhura nga 108 vende në mars tregojnë se më shumë se 50 prej tyre kanë raportuar humbje të vendeve të punës në sektorin e shëndetësisë dhe ndërprerje të programeve të trajnimit për stafin mjekësor.

“Shkurtimet e papritura dhe të paplanifikuara të ndihmës kanë goditur rëndë shumë vende, duke kushtuar jetë njerëzish dhe duke rrezikuar arritjet e fituara me mund në sistemet shëndetësore”, paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Megjithatë, kjo krizë mund të kthehet në një mundësi për vendet që të kalojnë nga varësia ndaj ndihmës në vetëmbështetje të qëndrueshme, duke u bazuar në burimet e brendshme.”

Sipas OBSH-së, ulja e fondeve këtë vit ka përkeqësuar sfidat e mëparshme financiare me të cilat përballen sistemet shëndetësore – nga rritja e borxheve dhe inflacioni, deri te mungesa e buxheteve publike dhe varësia e theksuar nga ndihma e jashtme.

Agjencia i ka bërë thirrje qeverive që ta prioritizojnë shëndetin publik në buxhetet kombëtare, edhe në kohë krize, duke e parë si investim në stabilitetin shoqëror, dinjitetin njerëzor dhe qëndrueshmërinë ekonomike, jo si barrë buxhetore.

Udhëzimet e OBSH-së rekomandojnë që vendet të: përqendrohen në shërbime të aksesueshme për shtresat më të varfra,mbrojnë buxhetet e shëndetësisë dhe programet jetike, përmirësojnë efikasitetin përmes prokurimit të optimizuar, ulin shpenzimet e panevojshme dhe aplikojnë blerje strategjike, përdorin vlerësimet e teknologjisë shëndetësore për të fokusuar fondet në programet me ndikim më të madh për çdo dollar të shpenzuar.

Sipas OBSH-së, disa vende si Nigeria, Kenia, Afrika e Jugut, Gana dhe Uganda kanë ndërmarrë tashmë hapa për rritjen e buxheteve shëndetësore dhe reformimin e sistemeve të financimit, duke shërbyer si shembuj pozitivë të përshtatjes ndaj krizës globale të ndihmës. /AA

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika