Oda e Infermierëve pezullon licencën për dy infermiere, dy të tjera i gjobitë me 1 mijë euro

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve, ka njoftuar se ka marrë masa disiplinore ndaj disa infermiereve

Ilustrim





Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka pezulluar licencat përkohësisht dy infermiereve, ka gjobitur në shumën prej 1000 euro dy infermiere tjera si dhe u ka shqiptuar masën e qortimit publik gjashtë infermiereve tjerë.

Ky vendim sipas njoftimit është marrë nga Këshilli Etik, pasi sipas tyre infermieret kanë bërë shkelje të Kodit Etik të Odës së Infermierëve.

Infermieret dyshohen se kanë paraqitur certifikata të falsifikuara për ndjekjen e edukimit të vazhdueshëm.

“Vendimi është marrë nga Këshilli Etik, pasi është zbuluar nga Prokurori i Odës se të njëjtit kanë bërë shkelje të Kodit Etik të Odës së Infermierëve të Kosovës të sanksionueshme ligjërisht. Të njëjtit kanë paraqitur në Odën e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë certifikata të falsifikuara për ndjekjen e edukimit të vazhdueshëm profesional me qëllim që ato të validohen dhe të përdoren për ri licencimin e tyre. Prandaj, Këshilli Etik ka vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për të caktuar përgjegjësinë të njëjtave”, thuhet në njoftim.

“Derisa, tërheqje e licencës në afat 1 vjeçar i është bërë një anëtareje të OIK e cila me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, u ka shërbyer disa kolegeve të saja (që këtë rast kanë marrë gjoba materiale dhe qortime publike) certifikatat e falsifikuara”, vijon njoftimi.

OIK, njofton se infermiereve që kanë bashkëpunuar për të zbardhur të vërteten u janë shqiptuar vetëm qortime publike.

“Oda po ashtu tërheqje prej tre muajsh të licencës i ka bërë edhe anëtares tjetër e cila nuk ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin dhe organet tjera të OIK. Kurse, gjoba materiale prej 1000 euro u janë shqiptuar infermiereve që janë larguar nga intervistat pasi janë ftuar nga Prokurori i OIK. Kurse, atyre që kanë pranuar fajësinë, kanë bashkëpunuar me organet e OIK me qëllim të zbardhjes së të vërtetës dhe kanë shprehur pendesë për gabimin që kanë bërë, u janë shqiptuar qortime publike”, thuhet në njoftimin e OIK.

“Të njëjtëve nga OIK iu është ngritur kallëzim penal në prokurorinë përkatëse me qëllim të ndjekjes penale dhe nuk do të amnistoj asnjë person që pretendon të ri licencohet me dokumentacion të falsifikuar”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit, OIK do të rishikoj të gjitha lëndët nga fillimi i procesit të ri licencimit dhe për çdo dyshim tjetër të bazuar do të merren masat më të rënda për shkelje Etike dhe Ligjore.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika