Oda Ekonomike bën thirrje për përmbajtje nga “çdo lloj veprimi që dëmton reputacionin e bizneseve vendore”

Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje për gjithë personat e caktuar të përmbahen nga “çdo lloj veprimi apo deklarimi që dëmton reputacionin e bizneseve vendore, të cilat kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të Kosovës”.

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” ka deklaruar se “është përgjegjësi ekskluzive e organeve kompetente të gjyqësisë që të trajtojnë dhe të vendosin mbi çdo çështje ligjore”.

“Çdo ndërhyrje apo gjykim publik nga individë të caktuar, për arsye personale apo interesa të tjera, është e papranueshme dhe dëmton imazhin e këtyre bizneseve. Bizneset vendore kanë luajtur një rol kyç në sjelljen e investimeve ndërkombëtare dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë. Akuzat dhe njollosjet e pabaza nuk shërbejnë si mesazh pozitiv për investitorët potencialë, por përkundrazi mund të shkaktojnë largimin e investimeve nga vendi ynë. OEK thekson se në gjithë botën, bizneset herë pas here përballen me sistemin e drejtësisë për çështje të ndryshme, por në çdo rast u njihet e drejta e prezumimit të pafajësisë dhe mundësia për të dëshmuar të drejtën e tyre në gjykatë. E njëjta duhet të respektohet edhe në Kosovë”, ka njoftuar OEK.

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të shmangen “gjykimet e padrejta dhe etiketimet ndaj bizneseve vendore”, dhe që çështjet ligjore të trajtohen vetëm nga organet përkatëse të drejtësisë

“Bizneset në Kosovë janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit, dhe mbështetja ndaj tyre është thelbësore për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe për të nxitur investime të reja. OEK mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e interesave të bizneseve dhe zhvillimin e një ambienti të drejtë dhe të favorshëm për aktivitetin e tyre ekonomik”, thuhet në reagimin e OEK

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika