Nëntoger Emir Vllasa ishte pjesëmarrës nga Kosova në garën, Military Crossfit competition “Virbus Unitis 2023”, që është mbajtur në Kroaci.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se gara ishte individuale dhe e ndarë në kategori në bazë të moshës dhe të gjinisë.
Oficeri Vllasa, në kategorinë 35-40 vjeç, ka arritur të grumbullojë pikë dhe të radhitet në vendin e dytë, po ashtu, të shpërblehet me “Medaljen e argjendtë”.
Kjo garë ishte sfiduese, ku pjesëmarrës ishin njësi të ndryshme të sektorit të sigurisë, ushtarakë, policë, njësi speciale intervenuse, forca detare, zjarrfikës, gardianë e të tjerë.