Oficeri i ushtrisë ruse pranon: Trupat tona torturuan ukrainasit

Një oficer i ushtrisë ruse ka pranuar se ushtarë rusë kanë torturuar ukrainasit që i kanë zënë peng

Një nga fotot e fundit të Konstantin Yefremov me uniformën e tij të ushtrisë, Çeçeni, qershor 2022

Akuzat për marrjen në pyetje brutale, ku u qëlluan dhe kërcënuan me përdhunim burra ukrainas, janë bërë nga një ish-oficer ushtarak rus.

Konstantin Yefremov, oficeri më i lartë që ka folur hapur, i tha BBC-së në një intervistë ekskluzive se Rusia tani e sheh atë si një tradhtar dhe dezertor.

Në një vend në Ukrainën jugore, ai tha se “marrjet në pyetje, torturat vazhduan për rreth një javë”.

“Çdo ditë, natën, ndonjëherë dy herë në ditë”.

Yefremov u përpoq të jepte dorëheqjen nga ushtria shumë herë – por ai përfundoi duke u shkarkuar për refuzimin e kthimit në Ukrainë. Tani ai ka ikur nga Rusia.

Duke përdorur fotografi dhe dokumente ushtarake të ofruara nga Yefremov, BBC ka verifikuar se ai ishte në Ukrainë në fillim të luftës – në rajonin e Zaporizhzhia, duke përfshirë qytetin e Melitopol.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika