OKB: Bota duhet të ulë emetimet e gazeve serrë me 45 për qind për të shmangur katastrofën globale

Sipas një raporti nga Programi i Ambientit i Kombeve të Bashkuara, ka zbuluar se komuniteti ndërkombëtar po bie shumë larg objektivave të viti të kaluar, pa asnjë rrugë të besueshme deri në 1.5°C. Vetëm një transformim urgjent në të gjithë sistemin mund të shmangë katastrofën klimatike

Ilustrim

Nuk ka “asnjë rrugë të besueshme” për të mbajtur rritjen e temperaturave globale nën pragun kryesor prej 1.5 gradë Celsius, sipas një vlerësimi të ri të zymtë të OKB-së.

Në një raport të Kombeve të Bashkaura, shkencetarë besojnë se kalimi përtej 1.5 gradë Celesius do tëkishte ndikime të rrezikshme për njerëzit në të gjithë botën.

Politikat aktualisht në fuqi tregojnë për një rritje të temperaturës me 2.8°C deri në fund të shekullit. Zbatimi i zotimeve aktuale vetëm do ta reduktojë këtë në një rritje të temperaturës 2,4-2,6°C deri në fund të shekullit, respektivisht për premtimet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara.

Sipas këtij raporti bëhët e ditur se që nga COP26, planet e qeverive botërore për uljen e karbonit kanë qenë “mjerisht të papërshtatshme”.

Brenda pak më shumë se njëjashte so te mabhet një samit për klimën i njohur si COP27.

Duke pasur parasysh faktin se vëmendja e botës ka qenë diku tjetër që kur diplomatët e klimës u takuan në Glasgoë vitin e kaluar, këtë javë ka parë një mori raportesh që nënvizojnë faktin se ndryshimi i klimës nuk është zhdukur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antoni Guterres, në një interviste për BBC ka thënë se bota duhet të ripërdenrohet në dndryshimin e kilmës ose të përballet me katastrofën.

Redaktori i BBC-së për klimën, Justin Rowlatt, me shefin e OKB-së, António Guterres

Raporti zbulon se vetëm një transformim urgjent në të gjithë sistemin mund të sjellë shkurtimet e mëdha të nevojshme për të kufizuar emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2030: 45 për qind krahasuar me parashikimet e bazuara në politikat aktualisht në fuqi për të arritur në 1.5°C dhe 30 për qind për 2°C.

Ky raport ofron një eksplorim të thellë se si të realizohet ky transformim, duke parë veprimet e nevojshme në sektorët e furnizimit me energji elektrike, industrisë, transportit dhe ndërtesave, si dhe në sistemet ushqimore dhe financiare.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika