OKB-ja thotë se Ukraina po përjeton torturë kolosale

Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se Ukraina po përjeton torturë, gjersa ka theksuar se më shumë se 14 milionë ukrainas janë zhvendosur nga vendi i tyre

Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths





Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se Ukraina po përjeton torturë “kolosale” dhe po vuan nga shkatërrimi i infrastrukturës së saj nga Rusia.

Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, kanë sjellë frikë serioze për një dimër pa ngrohje ose pa energji elektrike.

Kështu deklaroi ai të martën më 6 dhjetor, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Me këtë pretendim u pajtuan aleatët perëndimorë të Ukrainës, por ai u kundërshtua nga Rusia.

Griffiths foli edhe për “vdekjet, zhvendosjet dhe vuajtjeve e përhapura” të ukrainasve.

Ai tha se më shumë se 14 milionë njerëz janë zhvendosur, 7.8 milionë në Evropë dhe 6.5 milionë brenda vendit.

Nga të zhvendosurit jashtë vendit, më shumë se një milion janë regjistruar në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme të këtij shteti. Në Francë janë regjistruar rreth 119.000, në Itali rreth 173.000 dhe Spanjë rreth 154.000 refugjatë.

Ndërsa Polonia ka strehuar shumicën, me më shumë se 1.5 milionë ukrainas.

Sipas Griffiths, mbi 17 mijë civilë janë vrarë, duke përfshirë 419 fëmijë, megjithëse zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) beson se “shifra e vërtetë është shumë më e madhe”.

Ndryshe, lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. REL.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika