OKB paralajmëron për përkeqësim dramatik të krizës humanitare në Jemen nga shkurtime fondesh

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të hënën për një përkeqësim serioz të situatës humanitare në Jemeni, si pasojë e shkurtimeve të vazhdueshme të fondeve për ndihmë.

“Situata është jashtëzakonisht shqetësuese. Presim që gjendja të përkeqësohet ndjeshëm gjatë vitit 2026”, deklaroi Julien Harneys, i dërguari i OKB-së për Jemenin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 21 milionë njerëz në Jemen do të kenë nevojë për ndihmë humanitare këtë vit, krahasuar me 19.5 milionë një vit më parë. Harneys theksoi se kriza po thellohet për shkak të kolapsit ekonomik, ndërprerjes së shërbimeve bazë si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, si dhe pasigurisë së vazhdueshme politike.

Ai bëri të ditur se financimi që Jemeni ka marrë tradicionalisht nga vendet perëndimore është duke u reduktuar ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ulur shpenzimet për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, ndërsa edhe donatorët e tjerë kryesorë perëndimorë kanë ndjekur të njëjtën qasje.

Sipas Harneys, vendet donatore kanë zgjedhur të rrisin buxhetet për mbrojtje, duke krijuar një krizë të thellë financimi për OKB-në. Jemeni ka qenë në qendër të një prej operacioneve humanitare më të mëdha në botë, pas më shumë se një dekade lufte civile që ka shkaktuar mungesa të rënda ushqimore.

“Fëmijët po vdesin dhe situata do të përkeqësohet”, paralajmëroi ai.

Harneys shtoi se pasiguria ushqimore pritet të rritet në të gjithë vendin, duke çuar në nivele më të larta të kequshqyerjes. Ai theksoi gjithashtu se kriza humanitare në Jemen përbën rrezik rajonal, pasi sëmundje si fruthi dhe poliomeliti mund të përhapen përtej kufijve.

Shija e redaktorit

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Të fundit nga rubrika