Omëletë me perime dhe proshutë

Kjo omëletë e shijshme dhe e shëndetshme e Denverit është një opsion i shpejtë dhe i lehtë për mëngjes, paradrekë ose darkë

Nëse jeni duke kërkuar për një pjatë të përshtatshme për mëngjesin ose drekën, nuk mund të gaboni me një omëletë të mirë të Denverit.

Kujdes me sasinë e gjalpit sepse përveç tij, të gjithë përbërësit e recetës janë të ushqyeshëm.

Përbërësit për dy omëleta:

▪ 4 vezë
▪ 2 speca
▪ 1 domate të madhe
▪ 1 qepë e kuqe
▪ proshutë
▪ djathë kaçkavall
▪ kripë, piper
▪ pak qumësht
▪ gjalpë

Përgatitja:

Presim specat, qepët dhe domatet; domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë.

Rrahim dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.

Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rrahura.

Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet.

I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën si në fotografi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika