Omerbasiq e Penzës MVP e xhiros së 15-të në basketboll

Lejla Omerbasic ka shënuar 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime duke bërë kështu që Penza të arriti fitore në xhiron e 15-të ndaj Trepçës me rezultat 77-59

Leila

Penza arriti fitore në xhiron e 15-të ndaj Trepçës me rezultat 77-59. Më shumë se gjysmën e pikëve e shënoi Leila Omerbasic, e cila në fund të ndeshjes kishte 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Nga 28 tentime për dy pikë ajo ishte e saktë 17 herë.

Nga gjuajtjet e lira Omerbasic ishte e saktë 18 herë nga 28. Fitores së Penzës i kontribuoi edhe qendra Saranda Daci me 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.

Fitores së Prishtinës në Gjilan ndaj United Basketball me rezultat 78-54 më së shumti i kontribuoi Adrienne Godbold me 21 pikë e gjashtë kërcime, si dhe Etna Rexhepi me 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit 66-48, më e mira tek vajzat nga Prizreni ishte Khadija Brown me 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.

TOP 5

Leila Omerbasic (Penza), 41 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Adrienne Godbold (Prishtina), 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Khadija Brown Haywood ( Bashkimi) 16 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.

Saranda Daci (Penza) 12 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime.

Etna Rexhepi ( Prishtina) 13 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika