Operohet në QKUK, deputeti i PDK-së: Gjendja në klinikë si në Gaza dhe në Ukrainë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pas një operacioni të suksesshëm në QKUK, falënderoi stafin mjekësor për profesionalizmin e treguar. Megjithatë, ai kritikoi ashpër Qeverinë për mungesën e gjërave elementare në QKUK

Në postimin e tij në Facebook, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, përveç falënderimit për stafin mjekësor në QKUK, ka hedhur edhe kritika drejtuar “regjimit të Kurtit” siç i quan ai.

Sipas Kastratit, gjendja në klinikën ortopedike në disa aspekte është e krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza dhe në Ukrainë.

“Stafi mjekësor aty është në nivele të larta të profesionalizmit dhe përgjegjësisë, mirëpo ata punojnë me paga të ulëta dhe në kushte të mjerueshme. Disa aspekte infrastrukturore dhe të pajisjeve janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë. Për këto dhe arsye tjera mjekët dhe infermierët po ikin nga Kosova”, ka shkruar Kastrati.
Sipas Kastratit, pas katër vite qeverisjeje, kjo nuk mund të justifikohet me 20 vjet “shkatërrim”, sepse sipas Kastratit ka gjëra që mund të ndërrohen për vetëm katër ditë, si: blerja e çarçafëve për shtretër, blerja e poçave elektrikë dhe e pajisjeve elementare për banjo, duke e ilustruar gjendjen në klinikë edhe përmes fotove në postimin e tij.

 

Përndryshe, kjo është hera e dytë që deputeti i PDK-së i nënshtrohet operimit në QKUK në dy vitet e fundit, duke paralajmëruar mungesën e tij disajavore në kuvend për t’u rikuperuar.

Më poshtë postimi i plotë i Kastratit:

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika