Opozita kritikon Kurtin: Ndryshimi i qëndrimeve, i dëmshëm për vendin

Partitë opozitare kanë adresuar një varg kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kritikojnë Kurtin për ndryshim të qëndrimit të tij sa i përket Asociacionit. Këto dy parti akuzojnë atë edhe për mostransparencë rreth zhvillimeve në dialogun me Serbinë

Shkuarja e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel për të diskutuar rreth Asociacionit e ka bërë atë shënjestër të kritikave nga opozita.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se konvertimi i Kurtit nga kundërshtues i Asociacionit në adaptues të tij, e bën atë jo konsistent dhe të vështirë për të krijuar pritje prej tij.

Haziri kritikon Kurtin për mostransparencë dhe krijim të qëllimshëm të paqartësive rreth Asociacionit.

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka thënë se “Kjo është jo konsistenca dhe problemi kryesor që kryeministri ka shitur mjegull dhe po vazhdon me prodhu mjegull lidhur me këtë çështje, në vend që të dalë dhe të sqarojë cilat janë kompromiset, pse kanë ndodhur këto kompromise dhe si pasojë e çkahit ne do të organizojmë në mënyrë asimetrike 4 komunat e veriut dhe vetëmenaxhimin tani më të komunitetit serb në Kosovë, ai po vazhdon të deklarohet me qëndrime të ndryshme”.

Me qëndrimet e Kurtit nuk shprehet e befasuar AAK-ja. Por, tani sipas deputetes Time Kadrijaj ai duhet të kujdeset që Asociacioni mos ta rrezikojë funksionimin e shtetit.

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së ka thënë se “Ka thyer rregulla, ka thyer parime me të cilat ka ardhur dhe të shohim. Sot diskutohet drafti i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Z. Kurti duhet të jetë i vëmendshëm, duhet të jetë këmbëngulës që mos të cenohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, mos të ketë pushtet të tretë dhe mos të ketë kompetenca ekzekutive”.

 Drafti i Asociacionit i prezantuar në takimin e së martës është hartuar nga Ekipi Menaxhues përbërjen e të cilin nuk e ka zgjedhur Qeveria Kurti, por është trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Kryeministri ka shprehur vazhdimisht dilema rreth legjitimitetit të këtij ekipi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika