Orteku në Pirenej merr jetën e tre personave, një grua shpëton me lëndime

Një ortek i fuqishëm në rajonin e Pirenejve, në verilindje të Spanjës, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe ka lënë të plagosur një tjetër. Sipas Gardës Civile spanjolle, viktimat ishin pjesë e një grupi që po bënte ski në zonë, ndërsa personi i mbijetuar është një grua që u gjet në gjendje hipotermie.

Autoritetet u njoftuan rreth orës 13:00, sipas kohës lokale, nga një grua që raportoi se katër persona ishin zënë poshtë nga orteku. Menjëherë pas alarmit, ekipet e shpëtimit u mobilizuan në zonë, me përfshirjen e të paktën një helikopteri.

Pas kërkimeve intensive, u gjetën trupat e pajetë të tre personave, ndërsa gruaja e plagosur u transportua për trajtim mjekësor. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes tragjike.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika