Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE, Kosova i plotëson kriteret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë nga Berlini për median ndërkombëtare Politico, ka deklaruar se për Kosovën anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm dhe më urgjent sesa integrimi në Bashkimin Evropian.

“NATO-n e shoh më urgjente sesa integrimin evropian. BE-ja do të marrë kohë, edhe pasi të marrim statusin e vendit kandidat. Besoj se NATO është më e rëndësishme për rajonin në këtë moment. Për ne, të jemi në NATO do të thotë të jemi të sigurt”, është shprehur Osmani.

Ajo ka theksuar se Rusia ka plane dhe interesa afatgjata për destabilizimin e Ballkanit, duke ngritur nevojën për një prani më të fortë të aleancës veri-atlantike në rajon.

“Besoj se është në interesin strategjik të NATO-s të zgjerohet edhe në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë e Bosnje”, ka thënë presidentja.

Osmani është shprehur e bindur se Kosova tashmë i përmbush kriteret bazë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Ushtria jonë është ndërtuar dhe trajnuar sipas standardeve të NATO-s. Ka shumë ndërveprim që tashmë zhvillohet. Ne tashmë shpenzojmë më shumë se 2% të buxhetit për mbrojtje, që është kriter i NATO-s. Brenda katër viteve planifikojmë ta dyfishojmë buxhetin për mbrojtje dhe të arrijmë shpenzime deri në 4% të GDP-së”, ka theksuar Osmani.

Presidentja nënvizoi se anëtarësimi në NATO do të ishte garanci jetike për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit./Telegrafi.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika