Osmani: BE-ja të mos i kërkojë Kosovës diçka që nuk është në marrëveshje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesat, që Asociacioni të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut

Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesat që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut.

Ajo ka theksuar se interpretimet e reja të BE-së, që kërkojnë nga Kosova të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër, janë të gabuara.

Përkitazi me këtë, Osmani tha se Kosovës nuk duhet t’i kërkohet të bëjë diçka që fare nuk është në marrëveshje.

Në anën tjetër, Osmani konfirmoi se do të marrë pjesë të shtunën në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi.

Këto komente Osmani i bëri pas ceremonisë së themelimit të shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri, shkruan KP.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se themelimi i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, është një domosdoshmëri, një respekt dhe një mirënjohje.

Sipas saj, kjo shoqatë është një mundësi më shumë ndërmjet dy vendeve për ta vazhduar traditën e miqësisë.

“Miqësia ndërmjet nesh është një fanar shprese në një botë gjithnjë e më të ndarë, është çelës për paqe, prosperitet e mirëkuptim ndërmjet kombeve e shteteve”, ka thënë Osmani në ceremoninë e themelimit të kësaj shoqate.

Ajo ka theksuar se shteti i Kosovës është bërë edhe në saje të ndihmës dhe përkrahjes së pakusht nga miqtë e saj sikurse që është Austria, prandaj edhe themelimi i kësaj shoqate, sipas presidentes Osmani, do të forcojë edhe më shumë miqësinë speciale ndërmjet dy shteteve.

Osmani: Fuqia e miqësisë në mes të Kosovës dhe Austrisë është e pamatshme

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika