Osmani e falënderon Clintonin: Ju mundësuat që zëri i Kosovës të jehojë nëpër botë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka falënderuar ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, presidentin Clinton dhe popullin amerikan që ndihmuan që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e “Clinton Global Initiative” si e ftuar speciale e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton e ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës.

Në një bashkëbisedim me Clinton, e para e vendit ka thënë se ka falënderuar atë, presidentin Clinton dhe popullin amerikan që ndihmuan që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës.

Osmani në këtë ngjarje ku është folur për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive, ka thënë se për ekonomi dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.

“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia. Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, dje Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bullgari për të marrë pjesë në ngjarjen e “Clinton Global Initiative”, si e ftuar speciale e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Sekretaren e Shtetit, dhe do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive.

Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve botërorë për ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfida globale.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika