Osmani: E pikëlluar nga tragjedia që po shpaloset në Seul

Pas vdekjes së rreth 151 personave në Seul të Koresë së Veriut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bashkëndier me popullin korean, gjithashtu iu ka uruar shërim më të shpejt të plagosurve dhe forcë reaguese dhe ekipeve emergjente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në Twitter ka shprehur pikëllim për atë që po ndodh në Seul të Koresë së Veriut, ku kanë mbetur të vdekur mbi 151 persona si pasojë e rrëmujës së shkaktuar gjatë festimeve të Halloween.

Osmani gjithashtu iu ka uruar shërim më të shpejt të plagosurve dhe forcë reaguese dhe ekipeve emergjente.

“E pikëlluar nga tragjedia që po shpaloset në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për reaguesit e parë”, ka shkruar Osmani.

Korea e Jugut shpall periudhë zie pasi rrëmuja e Halloween vrau 151 persona

Ndërkaq, Presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë kombëtare zie për shkak të një rrëmuje gjatë festimeve të Halloween-it, pasi numri i të vdekurve është rritur në 151.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika