Ish-diplomati kosovar, Ahmet Shala, do të promovojë sot librin e tij me titull “Kur Heshtja Flet”, lidhur m gjykimin në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Libri i Shalës fokusohet në procesin pesëvjeçar dhe padrejtësitë që ish-udhëheqësit e UÇK-së përjetuan gjatë gjykimit që po vazhdon ende edhe sot.
Në promovim janë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Një mesazh për ata që po i mbajnë në Hagë,” ka thënë Ahmet Shala në fjalimin e tij.
“Ky libër nuk lindi për të qenë botim, por lindi krejt rastësisht, si një nevojë e shpirtit tim, si një ndjenjë gjatë e mbyllur në shpirt e zemër, që shërbeu fare spontanisht të flet dhe të veprojë. Nuk shkova si akademik e diplomat, por si njeri i thjeshtë, si qytetar, si shqiptar”, ka thënë ai.
“Kur heshtja flet” – Libri i Ahmet Shalës për gjykimin në Hagë vlerësohet nga amerikanët
