Osmani: Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në muajin e ndërgjegjësimin për personat me sindromën Down ka thënë se të gjithë fëmijët meritojnë të drejtat e barabarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Në muajin e ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me disa fëmijë, me të cilët ka bashkëbiseduar dhe kanë bërë foto bashkë.

Po ashtu, të martën më 11 tetor është shënuar edhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë, ku me këtë rast presidentja e vendit ka thënë, “fëmijëve vajza duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë. Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes”.

Osmani ka thënë se të gjithë fëmijët duhet të trajtohen si të barabartë.

Ata janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë. Për këta fëmijë nuk mjafton e as nuk duhet të jetë vetëm një ditë. Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë. Çdo ditë e tyre është ditë e jona, e çdo ditë e jona vë në qendër të vëmendjes kujdesin ndaj tyre”, ka thënë Osmani.

Tetori u caktua për herë të parë si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down në vitet 1980 dhe që atëherë njihet çdo tetor. Është muaj që ka për qëllim t’i ndërgjegjësojë të tjerët për aftësitë dhe arritjet e tyre.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika