Osmani flet për situatën në Veri: Bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiq kanë për qëllim realizimin e agjendave ruso-serbe

Gjersa ka thënë se bandat kriminale të Veri të Mitrovicës janë të mbështetura politikisht e financiarisht nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, Presidentja Osmani ka komentuar edhe praninë e Vuçiqit në samit. Sipas saj, fytyra e vërtet e Serbisë mbetet ajo e një shteti që ska të bëj asgjë me sundim të ligjit, demokraci dhe vlera evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se situatat në veri të Mitrovicës eskalojnë për një arsye të vetme, e sipas saj, kjo po bëhet nga bandat kriminale të përkrahura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Në një konferencë për media pas samitit të mbajtur në Tiranë, e pyetur për qëndrimin e saj pas tensioneve të raportuara  të martën në veri të vendit, Osmani ka thënë se banda të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit dhe realizimin e agjendave ruso-serbe.

“Për fat të keq, sikurse në rastet paraprake, situata në Veri eskalon për një arsye të vetme sepse bandat kriminale në veri, të përkrahura nga Vuçiq politikisht e financiarisht, kanë për qëllim eskalimin e situatës, kanë për qëllim destabilizmin e tërë Kosovës dhe rrjedhimisht, kanë për qëllim të destabilizojnë Ballkanin perëndimor dhe të realizojnë kështu, agjendat ruso-serbe”, ka deklaruar Osmani.

Krahas kësaj, ajo ka theksuar se duhet përpjekur që përmes institucioneve të Kosovës, të vendoset rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës. Ndërkaq, praninë e Vuçiqit e ka cilësuar si një sjellje tipike për të marrur vëmendje.

“Pjesmarrja e Vuçiqit  në samit është tipike si në çdo samit, krijon një dramë për ta pasur vëmendjen, njëherë thotë nuk do të vi, pastaj thotë vi se kështu shpreson se do ta ketë vëmendjen e të tjerëve, është qesharake”, ka thënë osmani gjersa ka theksuar se “Vëmendja e vetme të cilën Serbia e ka është vëmendja e një shteti që ska të bëj asgjë me sundim të ligjit, demokraci dhe vlera evropiane. Kjo është Serbia e vërtetë”.

Pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të vendit dhe tentimit të shtetit të Kosovës për organizimin e tyre, është tensionuar situata. Mediumi lokal, në Mitrovicë “Jepi zë”, e ka publikuar një video-incizim, të momentit të shpërthimit te tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se nga incidentet nuk ka asnjë të lënduar.





Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika