Osmani: Gratë në uniformë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi të reja në llogarinë e saj në Facebook, të ushtareve gra të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se gratë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së

“Gratë në uniformë, profesioniste dhe të përkushtuara janë imazhi i Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës që duam ta shohim gjithnjë e ta zhvillojmë në vazhdimësi”, ka shkruar presidentja.

Më tutje, ajo thotë se sa më shumë gra në procese të sigurisë, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi i shtet.

“Kosova është kampione e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, jo vetëm në rajon dhe Evropë, por edhe përtej. Sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi si shoqëri dhe si shtet”, ka shkruar e para e vendit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika