Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre i ka kërkuar Kryeparlamentarit, Dimal Basha, për të adresuar vonesat në pagesat e mbi 700 punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, si pasojë e mosformimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa në legjislaturën e re.
Osmani në letër, mes tjerash, u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit që të gjejnë kompromis dhe urgjentisht të formojnë komisionet e përhershme, njofton Dukagjini.
Osmani tutje kërkon që deputetët të ndërmarrin sa më shpejt hapat e nevojshëm për të shmangur vonesa të mëtejshme në këtë proces jetik.
