Osmani: Integrimi euroatlantik është është një interes evropian për paqen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Seminarin e 102-të të Ansamblesë së Përgjithshme të NATO-s ka thënë se, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për forcimin dhe sundimin të rendit dhe ligjit, duke përfshirë integrimin në BE dhe në strukturat veriatlantike

Presidentja Osmani në seminarin e 102-të të Ansamblesë së Përgjithsme të NATO-s





Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në seminarin e 102-të të Ansamblesë të Përgjithshme të NATO-s.

Osmani në këtë seminar ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për forcimin e sundimit të rendit e ligjit, integrimin në BE dhe në strukturat veriatlantike.

Presidentja Osmani shtoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Në raport me rrezikun ndaj arkitekturës së sigurisë në Evropë, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe implikimet e këtyre zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Presidentja Osmani ka potencuar se integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor është një interes strategjik evropian për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sipas saj, shumica e vendeve të rajonit, përveç Serbisë, janë të përkushtuara ndaj vlerave të përbashkëta demokratike euroatlantike dhe sigurisë kolektive”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Në fjalim e saj, presidentja Osmani ka shtuar se Kosova e ka të qartë qëllimin për të qenë anëtare e NATO-s, derisa paradoksi është që Serbia prej 15 vjetësh është anëtare në PFP, porse refuzon t’i bashkohet aleancës ushtarake më të madhe në botë dhe në të njëjtën kohë mban marrëdhënie të fuqishme me Rusinë.

“Në hapje të këtij seminari, Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar me pjesëmarrës nga shtetet anëtare të NATO-s dhe shtete tjera partnere për çështjetë shumta me rëndësi në Evropë dhe rajon, që ndërlidhen me bashkëpuimin me NATO-n, sulmet kibernetike, kampanjat e dezinformimit të sponzorizuara nga Rusia, çështjet e energjisë dhe shumë tema të tjera nga fusha e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Seminari i 102-të i Ansamblesë dë Përgjithshme të NATO-s organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika