Osmani: Vonesa e krijuar që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet

Presidentja Vjosa Osmani, e pyetur në lidhje me kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për pezullim të punës së Kuvendit, ka thënë se kjo ishte e panevojshme dhe se vonesa e krijuar nga Lista Serbe po i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët.

“Si totalisht të panevojshme, sepse e dini që ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve dhe besoj që kjo është edhe një tentim tjetër për vonesa, të cilat, siç e dini, e kanë vonuar interesin e Kosovës. Janë bërë shumë muaj pa qeveri që do të kishte mandat të plotë kushtetues. Është në interes të Kosovës që sa më parë, tash pasi që Kuvendi është konstituar në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të kemi qeveri me mandat të plotë. Krijimi i qeverisë varet krejtësisht nga koalicionet e partive politike, unë aty si presidente nuk mund të ndërhyj. Vonesa e krijuar që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”, tha ajo.

Ajo u pyet se nëse partia e parë nuk i siguron votat, si do të veprohet.

“Për atë çështje, nëse vjen deri në situatë të tillë, kur as partia e parë e as ajo që mund të ketë mundësinë e dytë nuk arrijnë, atëherë janë afatet e caktuara me Kushtetutë, por edhe me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, ka disa aktgjykime me këtë temë. Por pastaj afati që jepet është 30-45 ditë. Këtë datë do ta vendosja në përputhje me interesat e Kosovës dhe pas konsultimit me partitë politike. Unë nuk do të ngutsha që të jap supozime që do të dështojë në krijimin e qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha ajo.

E pyetur se pse nuk po ka angazhim të partisë për t’i siguruar votat, Osmani supozon se ka gjëra që nuk dihen, e për të cilat pastaj nuk mund të thuhet se takimet nuk ndodhin.

“Po rikthehem pak te përvoja ime kur kam qenë edhe unë në parti. Shumica e diskutimeve me partitë politike ndodhin prapa dyerve të mbyllura, shpeshherë ju e merrni vesh shumë vonë. Madje edhe ne që ishim në parti e merrnim vesh shumë vonë, ju kujtohet prej disa koalicioneve të tilla. Pra, unë nuk do të sugjeroja që nuk ka përpjekje, sepse vetëm se ne nuk e dimë, nuk do të thotë se ato nuk janë duke ndodhur”, tha ajo pas ngjarjes “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”, që u mbajtë në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika