Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se veprimi i saj synon mbrojtjen e interesit publik dhe parandalimin e një dëmi të pariparueshëm në mungesë të një marrëveshjeje politike.

Ajo theksoi se kërkesa nuk ka për qëllim të paragjykojë ndonjë zgjidhje eventuale politike, dhe nëse një kompromis arrihet ndërkohë, kërkesa mund të tërhiqet.

“Dua të ju njoftoj që sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese…

Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedentë, ku pas aktgjykimit i cili ka përcaktuar afatin e detyrueshëm, kanë mbetur vetëm pak ditë dhe nuk shihet ndonjë kompromis. Kërkesa jonë sot në thelb është për qartësimin e pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit për afatin prej 30 ditësh. Kërkesa nuk e paragjykon epilogun, në rast se ka ndonjë sukses ne mund ta tërheqim kërkesën, edhe pse qartësitë që kemi ngritur në këtë kërkesë janë esenciale jo vetëm për këtë legjislaturë, por edhe për të ardhmen. Bashkë me këtë kërkesë kemi kërkuar edhe për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Të parandalohet dëmi i pariparueshëm, dhe të mbrohet interesi publik”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika