Osmani: Kontributi i USAID-it, shembull i fuqishëm i partneritetit me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar USAID-in për kontributin e palodhur prej më shumë se dy dekadash, duke theksuar partneritetin e ndërtuar në besim të ndërsjellë, në rrugën drejt sukseseve të reja për zhvillimin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se kontributi i UASID-it përgjatë më shumë se dy dekadash është një shembull i fuqishëm i përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për të ndihmuar Kosovën në rrugën drejt sukseseve të reja.

“Bashkëpunimi mes USAID-it reflekton partneritetin tonë me SHBA-në, një partneritet i ndërtuar me në besim të ndërsjellë, të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta dhe të motivuara nga qëllimi ynë i përbashkët”, ka deklaruar presidentja Osmani në konferencë për media, pas takimit me ndihmësadministratoren e USAID-it, ambasadoren Erin E. McKee.

Osmani, mes të tjerash, ka bërë të ditur se USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit të Kosovës duke investuar mbi 1 miliard dollarë në zhvillimin e vendit.

Sipas saj, bashkë me projektet e tjera të Qeverisë amerikane, investimet totale arritën diku në shifrën e 1 miliard dollarëve.

“USAID ka qëndruar besnikërisht përkrah popullit tonë, duke investuar mbi 1 miliard dollarë për Kosovën. E që bashkë me projekte të tjera të Qeverisë amerikane investimet arrijnë diku 1 miliard dollarë”, ka deklaruar Osmani.

Gjithashtu, presidentja Osmani ka falënderuar ambasadoren McKee në emër të qytetarëve të Kosovës për ndihmën e palodhur dhe kontributin e vazhdueshëm të USAID-it në konsolidimin e zhvillimit të vendit.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika