Osmani liderëve evropian u kërkon që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Spanjë, ku ka shprehur kërkesën për përgjegjësi të Serbisë pas sulmit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Granada të Spanjës me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në këtë takim, Osmani ka theksuar rëndësinë e ngjarjes së fundit në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator u krye një sulm terrorist në të cilin u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën tre policë të tjerë.

Në këtë sulm, u vranë gjithashtu tre pjesëtarë të grupit që kryen sulmin terrorist.

Në platformën X, presidentja Osmani ka përmendur se ka informuar kancelarin gjerman Scholz dhe kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, për këtë akt të dhunshëm dhe agresionin ndaj Kosovës.

Ajo ka theksuar nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për përpjekjet e saj për destabilizimin e vendit të tyre dhe rajonit në përgjithësi.

“Kam informuar kancelarin gjerman Scholz dhe kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis për sulmin terrorist të Serbisë dhe aktin a agresionit kundër Kosovës. E kam cekur nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për përpjekjet e saja për ta destabilizuar vendin tonë dhe gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Gjithashtu, Osmani në rrjetet sociale ka njoftuar se në Garanda të Spanjës, ku mori pjesë të enjten në një mbledhje të Komunitetit Politik Evropian , është takuar me liderët e Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Greqisë.

Osmani në një intervistë për gazetën gjermane “Die Ëelt”, ka thënë se Serbia planifikon ta aneksoj veriun e Kosovës me skenarin e njëjtë që e përdori presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për Krimenë.

Osmani theksoi se grupet terroriste të cilët e sulmuan Policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, janë trajnuar në bazat ushtarake të Serbisë.

Sulmi terrorist sipas presidentes Osmani kishte për qëllim pushtimin e veriut të Kosovës.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika