Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dhënë mandatin për Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për të formuar Qeverinë e re të vendit. Ky hap vjen pas dështimit të kandidatit të parë për të siguruar shumicën parlamentare.
Sipas Kushtetutës, Konjufca ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e ekzekutivit, i cili duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve.
Presidentja Osmani ka theksuar se mandatimi i saj është një detyrim kushtetues
“Kushtetuta nuk thotë mund te emëroj, por thotë emëron Kandidatin tjetër në rast se dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten e vendit ta emëroj mandatarin e dytë..
“Sot në përputhje me Kushtetutën, në përputhje me tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetues kam mandatuar zotin Glauk Konjufca për kryeministër ashtu siç qartë e përcakton edhe neni 95.4 por edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Osmani.
Osmani gjithashtu theksoi se mandatimi nuk kërkon garanci për formimin e Qeverisë, por është një hap për krijimin e institucioneve dhe funksionimin normal të shtetit, duke iu referuar interpretimit pozitiv të Kushtetutës dhe praktikave të Gjykatës Kushtetuese.
“Po flasim për 1 miliardë euro që nuk guxojmë të i humbasim dhe si presidente kam vlerësuar që është në interes të RKS që të privohet, ashtu siç më mandaton Kushtetuta të krijohet Qeveria dhe njëherë në mënyrë që këto vendime mos të presin edhe disa muaj të tjerë. Duke rrezikuar punëtorin i cili mbanë familjen nga paga në institucione, duke rrezikuar spitalet që të kos kenë barnat…vetë funksionalizimi i shtetit do të rrezikohet nëse shkojnë disa muaj ne nuk kemi institucione dhe në mungesë të tyre nuk mund të merret asnjë vendim.
Me qëllim që ta parandalojë këtë dëm dhe ta kryejë detyrimin tim kushtetues dhe po ashtu thuhet se presidentja mandaton mandatarin e dytë dhe duhet të kemi interpretimin pozitiv për krijimin e institucioneve dhe jo atë negativ dhe duke mos gjykuar vullnetin e deputetëve i individual që shprehet në seancë e jo në zyrën time dhe në mungesë të një kandidati tjetër që do të më detyronte të zgjedhë mes të dyve dhe me pa se kush ka gjasat më shumë. Duke qenë e qartë në të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në zyrën time nuk kërkohet garancë për formimin e qeverisë por gjasa”, ka shtuar Osmani.
Partitë kryesore ish-opozitare shqiptare, PDK, LDK, AAK, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij nominimi dhe kanë kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja.