Osmani merr ftesë për inaugurimin e Milatoviqit si president i Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Por, në momentin e pranimit të ftesës nga kabineti i saj, presidentja Osmani ndodhet jashtë vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Një ftesë zyrtare për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka mbërritur në kabinetin e saj.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, Bekim Kupina, këshilltar për media në Zyrën e Presidencës.

Megjithatë, në momentin e pranimit të ftesës, siç ka njoftuar Kupina, presidentja Osmani ndodhet jashtë vendit.

Por, pritet të njoftohet menjëherë pas kthimit, për të vendosur nëse do ta pranojë ftesën dhe do të marrë pjesë në këtë ceremoni zyrtare.

“Ftesa për presidenten Osmani për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit Milatoviq ka ardhur. Presidentja ndodhet jashtë vendit. Sapo të kthehet, ju njoftojmë”, ka thënë Kupina për Dukagjinin.

Në zgjedhjet e 2 prillit 2023, president i Malit të Zi u zgjodh Jakov Milatoviq, duke konkurruar me kandidatin kundërshtar Milo Gjukanoviq.

Millatoviq ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 39.8 për qind, treguan rezultatet preliminare të 90 për qind votave të numëruara, sipas parashikimeve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika