Osmani merr pjesë në konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit

Presidentja e Kosovës ka marrë pjesë në konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit, ku ka potencuar se ndihma e Fondit Global për Kosovën do të rikthehet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë vizitës në Nju Jork, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në  konferencën e Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komunitetit. Në këtë konferencë, Osmani e ka konfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në konferencën e mbajtur në Nju Jork, presidentja Osmani ka theksuar se bashkëpunimi mes shteteve është i domosdoshëm.

“Në këtë konferencë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është mbështetur nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, ndaj sipas saj, kësaj radhe shteti i Kosovës ka vendosur të kontribuojë duke e mbështetur Fondin”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, presidentja Osmani vlerëson se në luftimin e sfidave të përbashkëta, duhet të qëndrojnë bashkë.

Osmani ka theksuar se bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi qëndron në thelbin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të gjata ndaj kërcënimeve sistematike, të cilat minojnë prosperitetin e shoqërisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika