Osmani ndan video nga mikpritja e ushtarëve amerikanë në West Point

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një video nga pritja që i është bërë nga kadetët e ushtrisë amerikane në akademinë West Point

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga mikpritja e përzemërt e ushtarëve amerikanë ndaj saj, në West Point në SHBA.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se ajo ka shkuar në vizitë në West Point, nga një vend që i është gjithmonë mirënjohës Amerikës.

“Jam këtu për t’ju falënderuar nga thellësia e zemrës për udhëheqjen tuaj, për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për përkushtimin tuaj ndaj paqes dhe sigurisë, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit. Falë përkushtimit të trupave amerikane dhe mbështetjes së SHBA-së, populli i Kosovës është më në fund i lirë, i pavarur dhe duke jetuar në demokraci”, ka theksuar ndër të tjera presidentja Osmani para kadetëve amerikanë, të cilët e kanë përcjellur atë me duartrokitje dhe brohoritje ‘Kosova, Kosova’.

“Kjo është ajo që e përfaqëson aleanca Kosovë-SHBA! Një mirëseardhje e jashtëzakonshme nga kadetët dhe personeli ushtarak në  West Point. Lidhja jonë është e fortë dhe së bashku qëndrojmë të bashkuar”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka udhëtuar të enjten në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Në agjendën e presidentes janë takime me homologët e saj, diskutime të organizuara nga shtetet aleate, si dhe aktivitete të përbashkëta me mërgatën shqiptare në SHBA.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika