Osmani nderon policin e rënë, Afrim Bunjaku, me urdhrin “Hero i Kosovës, postmortem”

"Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qëllimi i të cilëve ishte trazimi, jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit”, ka deklaruar presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës postmortem” rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës.

“Sot nderojmë një rreshter policie trim dhe vetëmohues që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qëllimi i të cilëve ishte trazimi, jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë deri “sa ka vajza e djem si Afrimi që e vendosin fatin e të gjithëve para fatit individual”.

Ndryshe, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë më 24 shtator, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Të vdekur mbetën edhe katër sulmues.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, të dielën ka thënë se Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit në veri dhe e ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të këtij institucioni.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për përfshirjen e tyre në sulmin ndaj policisë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë veprat terroriste.

“Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.

Sot, presidentja e Kosovës ka shpallur ditë zie në Kosovë, në nder të heroit Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika