Osmani: Në Lojërat Olimpike të Parisit, Kosova demonstroi shpirt luftarak

Foto: Presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris 2024, Kosova ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se të gjithë garuesit olimpikë duhet ta dinë se pavarësisht nëse fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap dhe çdo sfidë.

“Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani ka thënë se një e argjendtë nga Distria Krasniqi dhe duele të tjera sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit në majat e sportit botëror.

“Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror.  Dje, fati nuk ishte në anën tonë, as në garat e xhudos e as në atë të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Olimpiada e Parisit 2024, këtë të martë, nisi me ditën e pestë të garave, por padyshim që për tifozët shqiptarë vëmendja do të jetë sërish te sporti i xhudos.

Në ditën e pestë, do të garojë Laura Fazliu, një tjetër xhudiste kosovare.

Fazliu është kualifikuar në çerekfinale duke fituar lehtësisht ndaj kinezes Jing Tang në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Nga ekipi kosovar kanë përfunduar ndeshjet Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e argjendtë, Nora Gjakova ka përfunduar rrugëtimin në ndeshjen e parë dhe Akil Gjakova është renditur i 5-ti në kategorinë -73kg.

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit 2024

Ndërsa, më 1 gusht pritet të ndeshet xhudistja Loriana Kuka.

Mposhtet sërish Akil Gjakova, mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika