Osmani në takim me Borell, në fokus miratimi i ndryshimeve kushtetuese

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka informuar se ka pasur një takim produktiv me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell në Santander, duke theksuar se duhet miratuar ndryshimet kushtetuese, si kusht për rrugën e pandërprerë të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell në Santander.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në rrjetin e tij social në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell në Santander.

Në fokus të këtij takimi produktiv dhe miqësor, sipas tij, ishte dosja e Bashkimit Evropian dhe e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë “miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si kusht për rrugën e pandërprerë të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE”.

Tutje, Osmani ka bërë të ditur se “me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut dëshmon se është e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe pret që negociatat e anëtarësimit nga Unioni të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Prandaj, as vendi e as Unioni nuk duhet të lejojnë ndonjë kthim mbrapa nga qëllimi”.

“Më shumë integrim përpara anëtarësimit në BE është në interesin tonë, por edhe në interesin e Unionit: Partner më i zhvilluar sot, aleat më i dobishëm nesër”, ka përfunduar Osmani.

Ndryshe, Osmani dje ka marrë pjesë në një akademi verore të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ku edhe është pyetur nga publiku në Santander për Kosovën, ku ndër të tjera, ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale në mes të dy palëve.

Osmani nga Spanja theksoi se Kosova është vend i pavarur, e cila e ka kaluar testin e demokracisë.

Ndër të tjera, Osmani edhe një herë u bëri thirrje dy palëve, respektivisht Kosovës dhe Serbisë për marrëveshje bazuar në njohje reciproke.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika