Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë e ushtarë të Serbisë

Disa orë pasi nga Beogradi erdhi kërcënimi për kthim të ushtrisë në territorin e Kosovës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në territorin e Kosovës nuk do të ketë kurrë më, policë dhe ushtarë të Serbisë.

“Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”, është shprehur Osmani, në rrjetin social Facebook.

Kjo deklaratë erdhi pas “kërcënimit” nga ana e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se Serbia është duke konsideruar kthimin e ushtrisë në Kosovë.

Por, sipas presidentes Osmani, kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë, dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.

“Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie, pikërisht në vitin 1999”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu, Osmani ka thënë se plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit.

Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe sulmet ndaj gazetarëve, që sipas saj, përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

“Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë”, ka thënë tutje ajo.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika