Osmani në “Web Summit”: Kosova shembull inspirues në sektorin e teknologjisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të enjten ka marrë pjesë në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit, i cili po mbahet në Lisbonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit që po mbahet në Lisbonë.

Osmani ka theksuar rritjen e shkëlqyer të sektorit teknologjik në vend, duke e pozicionuar atë si një shembull inspirues në fushën e teknologjisë informative.

Duke e krahasuar këtë zhvillim me “energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, ajo ka vlerësuar kontributin e teknologjisë në avancimin e bashkëpunimit dhe komunikimit global.

“Sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, i udhëhequr nga energjia e jashtëzakonshme e rinisë sonë, e pozicionon vendin tonë si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative”, ka deklaruara Osmani.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka përmendur angazhimin e tyre për të siguruar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe etikën në çdo hap të rrugëtimit të teknologjisë informative.

“Teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë”, ka shkruar ajo.

Osmani gjithashtu ka ndarë përvojën e saj në samitin e teknologjisë në Lisbonë, ku ka diskutuar kontributin pozitiv të teknologjisë në shpërndarjen e zgjidhjeve inovative në çdo sektor.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika