Osmani nga mbledhja e Komitetit të Ministrave: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së

"Ne besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe instrumente të tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal"

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg, ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Duke shtuar se Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së, Osmani ka theksuar se anëtarësimi do të ndikonte edhe në stabilitetin e bashkëpunimit rajonal.

“Është me rëndësi të madhe që të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona. Prandaj ne vazhdimisht e kemi mbështetur përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që u rekomandon Komitetit të ministrave që ta ftojë Kosovën për anëtarësim në organizatë.

Ne besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe instrumente të tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së kësaj mbledhjeje në Strasburg, për shkak të refuzimit nga Qeveria e Kosovës të kërkesave të Gjermanisë, Francës e Italisë që të bëhen hapa konkretë për Asociacionin.

Ndërsa, gjatë ditës, kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, ka bërë të ditur se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika