Osmani: Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump.

Osmani thekson se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit, njofton Dukagjini.

Po ashtu, Osmani dënoi ashpër sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe partnerët e saj për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë një shans lirisë dhe paqes.

Të fundit nga rubrika