Osmani: Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kultivimi i vlerave të organizatës "Paneuropa" rrit mundësinë e stabilitetit, demokracisë dhe paqes në Evropë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 00-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa





Presidentja e Republikës së Kosovës ka vlerësuar organizatën “Paneuropa” duke thënë se kjo e fundit ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kujtuar kohën kur Otto von Habsburg u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.

“Në 100-vjetorin e themelimit të lëvizjes Paneuropa, pata nderin t’i drejtohem lëvizjes më të vjetër evropiane për një Evropë të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht. Paneuropa e ka mbështetur popullin e Kosovës në kohët më të vështira, në vitet ’90, kur Otto von Habsburg, një mik i madh i Presidentit Rugova dhe i popullit tonë, u bë një nga kampionët më të fortë që avokonte për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë”, ka shkruar Osmani gjersa ka theksuar se ndonësepas një shekulli veprimtarie, Paneuropa vazhdon të jetë platformë e fuqishme për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se kultivimi i vlerave të kësaj organizate, rrit mundësinë e stabilitetit, demokracisë dhe paqes në Evropë.

“Sa më shumë i kultivojmë vlerat të cilat i promovon kjo organizatë, aq më shumë do të ketë stabilitet, demokraci dhe paqe në Evropë. Para miqve të Paneuropës  theksova se, është tepër e rëndësishme që Evropa po dëshmon vendosmëri, duke qëndruar e bashkuar përballë agresionit, tiranisë dhe autokracisë”, ka shkruar Osmani.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika