Osmani: Partneriteti strategjik me SHBA-në do të formalizohet që në fillim të mandatit

Kandidatja për presidente të vendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar orientimin euro-atlantik si drejtimin historik të Republikës së Kosovës.

Osmani, nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook, thotë se Kosova ka kaluar sfida të shumta ndër vite, por në momentet më të vështira ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve të saj, në veçanti të SHBA-së, njofton Dukagjini.

Osmani ka vlerësuar gjithashtu rolin e presidencës në arenën ndërkombëtare, duke thënë se gjatë viteve të fundit është rikthyer serioziteti dhe dinjiteti në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.

Tutje, sipas Osmanit, një nga prioritetet kryesore në fillim të mandatit do të jetë formalizimi dhe institucionalizimi i partneritetit strategjik me SHBA-në.

“Kosova ka kaluar shumë sfida, por në momentet më të vështira ne kurrë nuk kemi qenë vetëm. Pranë nesh kanë qenë aleatët tanë, kanë qenë SHBA’të. Siguria, ekonomia dhe paqja nuk mbrohen me improvizim, ato mbrohen me aleanca të forta, besim e me ndërveprim. Prandaj orientimi euro-atlantik është drejtimi historik i Republikës së Kosovës. Në këto vite, presidenca ka rikthyer seriozitetin dhe dinjitetin në arenën ndërkombëtare. Që në fillim të mandatit do ta formalizojmë dhe institucionalizojmë partneritetin strategjik me SHBA-në”, ka thënë Osmani.

“Dje, sot e nesër, e njëjta rrugë. Kosova qëndron me Amerikën, sepse Amerika qëndron me Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika