Osmani pas takimit me Gjukanoviq: E ardhmja e vendeve tona është në BE

Pas takimit me homologun e saj nga Mali i Zi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se "e ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë"

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për vizitë zyrtare, të martën e 7 shkurtit.

“E ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e vendit ka thënë se me presidentin Gjukanoviq kanë diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, “si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave antidemokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë”.

“Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shtuar presidentja Osmani.

Vizita e presidentes Osmani në Mal të Zi është njoftuar të hënën e 6 shkurtit nga Presidenca.

“Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të homologut Milo Gjukanović, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika