Osmani pas takimit me von der Leyen: Ritheksova nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ritheksuar nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen 30 tetor 2023, Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka falënderuar atë për angazhimin rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Njëkohësisht, ritheksova nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, përderisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, për vendin tonë”, ka thënë Osmani.

Pamje nga takimi

Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë “në ballë të reformave dinamike” që e forcojnë demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit e të tjerë.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë në ballë të reformave dinamike që e forcojnë demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit, rrisin standardin e jetesës për qytetarët tanë dhe afrojnë vendin tonë me Bashkimin Evropian”, ka shkruar presidentja.

Ndërsa në platformën “X”, Osmani ka thënë se takimi i sotëm me von der Leyen ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për zhvillimet e fundit, reformat dinamike të Kosovës në rrugën drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e heqjes së masave aktuale.

“Kosova meriton statusin e kandidatit në BE dhe ne llogarisim në mbështetjen tuaj”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika