Osmani për Ballkanin e Hapur: Maqedonia e Veriut nuk do të jetë pjesë e ndonjë iniciative në të cilën do të dëmtohet Kosova

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka theksuar se Kosova duhet të ndihet e sigurt, pasi Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do të jetë pjesë e ndonjë iniciative, në të cilën do të dëmtohen fqinjët e saj

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

 





Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është deklaruar lidhur me nismën Ballkanit të Hapur, ku ka thënë se kjo iniciativë është më qëllim të eliminimit të barrierave që e pengojnë potencialin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se shtetet që nuk janë pjesë e nismës Ballkani i Hapur, duhet të binden që t’iu bashkëngjiten kësaj nisme, por sipas Osmani, kjo duhet të bëhet nëpërmjet suksesit të kësaj iniciative.

“Maqedonia e Veriut nuk do të jetë pjesë e cilësdo iniciativë në të cilën do të dëmtohet Kosova”, kështu ka deklaruar kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani për gazetën kosovare online Nacionale.

Më tej, Osmani ka sqaruar se ai nuk dëshiron që të ndërhyjë në punë të brendshme të Kosovës, por se Maqedonia e Veriut e sheh si një vlerë të shtuar në Ballkanin e Hapur.

“Nuk e mohoj se iniciativa ombrellë është Procesi i Berlinit, me të gjithë potencialin që e ka, por e veçanta e iniciativës së Ballkanit të Hapur është se, ajo është organike. Është iniciativë autoktone e rajonit, flet pak për kulturën tonë të bashkëpunimit pa nxitje prej jashtë”, ka shtuar Osmani.

Sipas tij, në këtë iniciativë ka shumë përfitime për Maqedoninë e Veriut, siç është heqja e kufirit, pengesave administrative dhe lëvizja e njerëzve.

Osmani ka përfunduar duke thënë se Kosova duhet t’i shfrytëzojë të gjitha platformat që mund të dëgjohet zëri i saj.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika