Osmani për bustin e Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës në Shkup: Është simbol kujtese dhe vlerave që ajo mbrojti

Sot u përjetësua figura e Nënë Terezës në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, në vendin e saj të lindjes

Të hënën e 11 shtatorit është përuruar busti i Nënës Terezë në Ambasadën e Kosovës në Shkup.

Gjatë përurimit të pranishëm ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologët e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj dhe nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani ka thënë se ky bust, është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit.

“Nëna jonë Terezë nuk është vetëm bust i skalitur në mermer, por është në jetën e transformuar të miliona njerëzve dhe në dashurinë e pakufishme që dhuroi. Ambasada e Republikës së Kosovës , prej sot është e bekuar me prezencën e përhershme të Nënës Terezë! Shpirti i saj e ka gjetur paqen e përjetshme, ndërkaq trashëgimia e saj do të vazhdojë të na udhëheqë në rrugëtimin tonë drejt një bote më të dhembshur, më humane e më të mirë”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, në jetën e saj të bujshme, Nëna Terezë bashkoi njerëzit, popujt dhe kulturat.

“Me veprën e saj jetësore, ajo u bë shpresa për të varfrit, frymëzim për njerëzimin dhe udhërrëfyese e përbotshme. Dashuria dhe ndjeshmëria ndaj njerëzve dhe njerëzimit është ana e fortë e karakterit dhe moralit të nënës sonë të madhe, ndaj në asnjë ditë të vetme të jetës së saj nuk reshti duke bërë vepra humane mbi bazën e dashurisë dhe dhembshurisë ndaj te tjerëve. Këtë e dëshmojnë edhe faktet historike, jeta dhe vepra e saj”.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika