Osmani për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Besoj se vendimi final do të dëshmojë se ka qenë luftë e pastër dhe për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me gjyqin ndaj ish - krerëve të UÇK-së në Hagë, beson se vendimi final do ta dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë "luftë e drejtë dhe e pastër për liri"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme të bëjë gjithçka si shtet, për të dëshmuar pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

E para e vendit këtë deklaratë e ka dhënë pasi është pyetur nga gazetarët në lidhje me procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ajo beson se drejtësia do të triumfojë sërish siç ka triumfuar në instancat e tjera të drejtësisë.

“Ne besojmë se drejtësia sërish do të triumfojë siç ka triumfuar më parë në të gjitha instancat e tjera të drejtësisë, besojmë se vendimi final do ta dëshmojë për të disatën herën me radhë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për t’i mbrojtur të pambrojturit civilë, të cilët po sulmoheshin barbarisht nga forcat gjenocidale të Serbisë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me avokatët dhe me palët e tjera që çdo hap të jetë në ndihmë të drejtësisë e jo në dëmtim të procesit gjyqësor.

“Drejtësia do të triumfojë dhe do të dëshmojë se ka qenë luftë e pastër dhe për liri. Ne po bëjmë çmos çfarë është në duart tona për t’i mbështetur ata, jemi në kontakt të vazhdueshëm me avokatët që çdo hap i yni të jetë që i ndihmon drejtësisë, jo t’i dëmtojë ata gjatë këtij procesi. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka si shtet, që të gjithë së bashku ta dëshmojmë pastërtinë e luftës së UÇK-së, sepse ka qenë një luftë çlirimtare për liri për të çliruar vendin nga okupatori serb”, ka vijuar Osmani.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika