Osmani për gratë e Krushës: Mbështetja për to do të jetë e vazhdueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është zotuar se do t’i përkrahë në mënyrë të vazhdueshme gratë të cilat punojnë në kooperativën “Krusha”

Fahrie Hoti (majtas) Vjosa Osmani (djathtas)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vizituar të enjten Fahrie Hotin, themeluese e kooperativës “Krusha”.

Bashkë me presidenten Osmani ishte edhe shefi i EULEX-it, misioni i të cilit dhuroi një donacion për kooperativën “Krusha”

“Çdo mbështetje për punën e këtyre grave të jashtëzakonshme është po ashtu mbështetje e një storie suksesi, e cila shërben si burim inspirimi për shumë gra e vajza të tjera”, ka shkruar Osmani.

Gratë e punësuara në kooperativën “Krusha”

Presidentja Osmani u shpreh se Fahrie Hoti dhe gratë e tjera nga Krusha janë “konfirmimi më i mirë se kur ka vizion të qartë, angazhim dhe punë konsistente, suksesi është gjithnjë i sigurt”.

Osmani është zotuar se mbështetja për gratë e Krushës do të jetë e vazhdueshme.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika