Osmani pjesëmarrëse në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach

Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka udhëtuar për në Paris, për të marrë pjesë krahas liderëve të shumtë botërorë, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani do të jetë në Paris për t’i mbështetur edhe nëntë sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra.

Me këtë rast, presidentja Osmani ka potencuar se për Kosovën, pjesëmarrja në Lojëra Olimpike paraqet kulmin e punës së palodhur, të përkushtimit dhe të vendosmërisë së sportistëve tanë.

“Është një dëshmi e qëndrueshmërisë së shtetit tonë dhe aftësisë për t’u ngritur mbi sfidat dhe për të shkëlqyer në skenën botërore”, ka theksuar Osmani.

Në kuadër të vizitës në Paris, Osmani do të marrë pjesë në Samitin “Sporti për zhvillim të qëndrueshëm”, i cili organizohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Paris, presidentja Osmani e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu, janë të ftuar në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës në Pallatin Elize dhe në të njëjtën kohë do ta ndjekin paraqitjen e sportistëve të Republikës së Kosovës në Trokadero.

Ata gjithashtu janë të ftuar edhe në darkën e organizuar nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kosova në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të përfaqësohet me 9 sportistë në disa diciplina sportive.

Osmani i ka uruar garuesit e Kosovës dhe ka shfaqur bindjen se ata do ta përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës, si dhe do të kthehen faqebardhë nga Parisi.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika