Osmani: Po synohet që për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi se sapo ka dorëzuar komentet e saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankesën e dërguar nga Lista Serbe.

Në një konferencë për media, Osmani theksoi se bllokimi i konstituimit të Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari do të cenonte seriozisht funksionalitetin institucional dhe themelet e shtetit.

Ajo shtoi se komentet e dorëzuara bazohen në nenin 57 të Kushtetutës së Kosovës, i cili parashikon dy parakushte për realizimin e të drejtave të komuniteteve: respektimin e ligjeve të Kosovës dhe mosshkeljen e të drejtave të të tjerëve gjatë ushtrimit të këtyre të drejtave.

“Është vlerësim i ynë që ushtrimi i kësaj të drejte që nëpërmjet të cilës po pretendohet të bllokohet kuvendi dhe konstituimi i tij cenon të drejtat e të gjithë deputetëve të tjerë, duke ua mohuar atyre ushtrimin dhe funksionin e tyre në një kuvend të konstituar dhe po ashtu i cenon të drejtat e të gjitha qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie po dallimi tjetër.  Po synohet që për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi, sepse një shtet pa institucione është shtet i dështuar dhe është detyrim i secilit prej nesh që ta bllokojmë çdo synim për të arritur qëllimin e dështimit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja shtoi se Kryesia e Kuvendit ka kuorum dhe se Kuvendi ka zgjedhur kryetarët në përputhje me Kushtetutën, ndaj një bllokim nuk duhet të ndodhë.

Ajo theksoi gjithashtu se në të kaluarën janë regjistruar raste kur nënkryetarët nga shumica shqiptare nuk janë zgjedhur menjëherë, dhe vendi i nënkryetarit serb mund të plotësohet në një seancë të radhës.

“Qëndrimi ynë është se përderisa Kryesia e Kuvendit ka kuorum përderisa Kuvendi ka zgjedhur kryetarë në përputhje të plotë më Kushtetuesen, Kuvendi  si institucion nuk duhet të bllokohet. Sepse një bllokim i tillë si instrument edhet në të ardhmen do të krijonte precedent të rrezikshëm për paralizimin total shtetëror.  Dhe këtu nuk po flas vetëm për komunitete…Në të kaluarën qoftë më 2001, 2004, 2007 ka pasur edhe raste kur nënkryetarët edhe nga shumica shqiptare nuk janë zgjedhur në seancën konstituive…Vendi për serbët (nënkryetari) mbetet aty, por mund të plotësohet në një seancë të radhës”, ka deklaruar tutje Osmani.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika